Punë e kryer: Franco Foda trajner i Kombëtares së Kosovës

21:49 | 15 Shkurt 2024

Kombëtarja e Kosovës në futboll pritet të bëhet me trajner të ri.

Në krye të shtabit teknik të “Dardanëve” pritet të emërohet Franco Foda.

Kështu raporton gazetari i sportit, Arlind Sadiku. Ai tha se tashmë kjo punë është e kryer.

“Dhe do ta nisë punën që nga muaji i ardhshëm, në ndeshjen miqësore kundër Armenisë”, tha Sadiku.

Gjermani merret me punën e trajnerit qe 20 vjet.

57-vjeçari ka drejtuar tri klube: Sturm Grazin, Kaiserslautern, Zurichun.

Ai po ashtu për katër vjet e ka drejtuar edhe kombëtaren e Austrisë.

Kosova është pa trajner që nga 22 nëntori i vitit të kaluar, kur edhe nga kjo pozitë u shkarkua Primozh Gliha.

Komento: