Punë e kryer: Guardiola do të largohet nga City

18:42 | 07 February 2023

Trajneri Pep Guardiola pritet të largohet nga Manchester City deri në fund të këtij sezoni.

“The Athletic” ka shkruar se Guardiola tashmë ka njoftuar klubin se dëshiron të largohet pas hetimeve që Premier League i ka ngritur ndaj Cityt për mashtrim financiar.

Të hënën u konfirmuan hetimet ndaj kampionit të Anglisë, i cili nëse shpallet fajtor mund të dënohet me heqje të pikëve apo edhe përjashtim nga elita e futbollit anglez.

Mësohet se Guardiola tashmë ka mbetur tejet i zhgënjyer dhe nuk dëshiron që të jetë pjesë e një klubi, i cili po hetohet për mashtrim.

Edhe pse së fundmi, ai ka rinovuar kontratën, Guardiola tashmë ka paralajmëruar largimin.

Guardiola ka kontratë me Cityn deri në vitin 2025, ndërsa është në krye të ekipit prej vitit 2016. Nën drejtimin e tij, City ka fituar katër tituj kampioni të Anglisë.

Komento: