Punë e kryer! Guardiola po sjell në skuadër yllin e madh

20:30 | 21 Qershor 2019

Rodri Hernandez është futbollisti që do të zyrtarizojë transferimin e tij në Machester City javen e ardhshme.

Kampionët e Premierligës kanë shfaqur interesim për reprezentuesin spanjoll tash e disa kohë, dhe duket se janë shumë afër që të mbyllin marrëveshjen me të.

Sipas raportimeve të ‘Mirror’, City shpresojnë se do ta mbyllin këtë marrëveshje gjatë javës së ardhshme, transmeton lajmi.

City kanë vendosur që të aktivizojnë klauzolën e lojtarit, e cila përfshinë 70 milionë euro.

Rodri duket se preferon kalimin e tij tek Manchester City para atij tek Bayern Munich, pasi preferon punën me Pep Guardiolan.

Komento: