Punë e kryer, Hazard zbulon skuadrën e re

18:12 | 06 Qershor 2019

Eden Hazard ka zyrtarizuar transferimin e tij tek gjiganti spanjoll, Real Madrid.

Real Madrid ka rënë dakord për një marrëveshje në parim me Chelsean për anësorin Eden Hazard me vlerë 88 milionë funte plus bonuse të rëndësishme, Sky Sports ka kuptuar nga burimet e saja.

Hazard, i cili ka vetëm edhe një vit në kontratën e Chelseat, tha se ishte dëshira e tij për t’u larguar nga ‘Stamford Bridge’ pasi shënoi dy herë për të mposhtur Arsenalin 4-1 në finalen e Ligës së Evropës.

“Mendoj se është një lamtumirë, por në futboll nuki dihet kurrë”, tha 28-vjeçari pas përfundimit të ndeshjes në Baku, transmeton lajmi.

Në anën tjetër, ‘Blutë’ nuk do të jenë në gjendje të nënshkruajnë për zëvendësimin e tij pasi FIFA i ka vendosur bllokadë për dy merkatot e ardhshme për shkak të transferimit të lojtarëve të huaj nën moshën 18-vjeçare.

Real Madridi ndërkohë po përgatitë një revolucion të madh me Zinedine Zidanen, pasi paraprakisht kanë transferuar Eder Militaon nga Porto dhe Luka Jovic nga Eintracht Frankfurt.

100 milionë euro plus bonuse të tjera nëse Eden Hazard do të ketë suksese me Realin, është marrëveshje e arritur në parim mes dyja klubeve.

Komento: