
Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic do të nënshkruajë kontratën të re me klubin në ditët në vijim.
Siç është raportuar nga Tuttosport, sulmuesi suedez me siguri do të jetë në klub sezonin e ardhshëm dhe kjo do të konfirmohet zyrtarisht brenda pak ditësh.
Ai iu nënshtrua një operacioni në gju në fund të majit dhe tani po vazhdon rehabilitimin e tij.
Kontrata e tij me kuqezinjtë në fakt skadoi më 30 qershor, por ai ende shihet si pjesë e ekipit dhe së shpejti do të rikthehet nën kontratë, përcjell ORAinfo.
Ibrahimovic po diskuton marrëveshjen me klubin që do të jetë një tarifë e ulët fikse me bonuse të ndryshme që lidhen me paraqitjet, golat dhe objektivat e ekipit.
Duke qenë se ai është tani 40 vjeç dhe ky është operacioni i tij i dytë në gju, nuk është e qartë se çfarë lloj lojtari do të marrë Milani më vonë gjatë sezonit kur të kthehet në fitnes. /ORAinfo/