Punë e kryer: Icardi bëhet me skuadër të re

12:25 | 03 September 2022

Arrihet marrëveshja për huazimin e Icardit, zyrtarizimi çështje kohe.

Mauro Icardi karrierën do ta vazhdojë në Turqi.

Sulmuesi argjentinas raportohet se është afër kalimit te klubi nga elita e futbollit turk, Galatasaray, transmeton Gazeta Express.

“Milliyet” ka raportuar se klubi ka arritur marrëveshje me Paris Saint-Germainin, teksa agjenti i lojtarit ndodhet në Stamboll për të finalizuar gjithçka.

Sipas mediumit turk, Galatasaray ka marrëveshje për huazimin e Icardit për një sezon, teksa nuk do të përfshihet ndonjë opsion blerjeje.

Ndërkohë, pjesa më e madhe e pagës së sulmuesi argjentinas do të paguhet nga Paris Saint-Germaini. Ai fiton 8 milionë e 200 mijë euro në vit (përfshirë bonuset).

Galatasaray thuhet se do t’i paguajë vetëm 3 milionë e 500 mijë euro, kurse pjesa tjetër i takon kampionëve të Francës.

Zyrtarizimi i marrëveshje pritet që të bëhet së shpejti.

Komento: