Inter arrin marrëveshje personale me lojtarin e Chelsea.
Emerson Palmieri do të jetë transferimi i radhës nga Inter.
Mediet e shumta në Itali raportojnë për një marrëveshje personale të arritur mes Interit dhe futbollistit që luan në krahun e majtë, Emerson Palmieri.
Calciomercato bën të ditur se lojtarit i është ofruar një pagë e majme, prej 1.9 milionë euro në sezon.
Conte po synon të forcojë krahët e tij, me Inter që ka mbyllur çështjen e transferimit të Archaf Hakimit nga Real Madrid, përcjell lajmi.
Në anën tjetër, Emerson nuk ka gjetur vetën në skemat e Frank Lampard, dhe rikthimin në Serie A e sheh si mundësi të mirë për të kthyer ditët e mirë në karrierën e tij.
Interesim për shërbimet e Emerson ka shprehur edhe Napoli.