Punë e kryer: Isco lojtar i Real Betisi

23:42 | 26 Korrik 2023

Isco zyrtarizohet te Real Betisi.

Isco është zyrtarizuar te Real Betisi.

Klubi spanjoll njoftoi zyrtarisht këtë të martë për arritjen e marrëveshjes me mesfushorin, shkruan Gazeta Express.

Isco me “Los Verdiblancos” ka nënshkruar kontratë një-vjeçare.

31-vjeçari ishte pa skuadër që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur u largua nga Sevilla.

Spanjolli karrierën si profesionist e nisi në vitin 2011 te Malaga. Pas dy sezonesh ai kaloi te Real Madridi.

Isco në “Santiago Bernabeu” qëndroi për nëntë sezone, teksa fitoi çdo trofe të mundshëm.

Isco gjithashtu numëron edhe 38 paraqitje me Kombëtaren e Spanjës.

Komento: