Punë e kryer, ja cilën fanellë do ta vesh De Ligt

12:00 | 09 Qershor 2019

Portieri i Barcelonës, Jasper Cillessen ka pranuar se ka folur me Matthijs de Ligt për të ardhmen e mbrojtësit të ri.

Duket se holandezi do ta vesh fanellën e Barcelonës, përcjell ORAinfo.

“Unë u ula me të për të folur për të gjitha mundësitë e tij, por po ashtu si unë me Frenkiun [De Jong], i thashë se vendimi i takon atij”

“Matthijs është një djalë i mirë dhe ai e di se çfarë duhet të bëjë ai. Kam biseduar me të, por i thashë se nuk mund ta merrja vendimin për të, ai e di atë që duhet të bëjë.

“Unë mund të flas vetëm për gjëra të mira për Barcelonën, sepse është një klub i madh dhe kam një ndjenjë të madhe me Barcelonën.

“Ai është vetëm 19 vjeç. Barcelona ka nevojë për lojtarë me një nivel shumë të lartë dhe ai ka nivelin për të luajtur atje, “shtoi ai./ORAinfo/

Komento: