Punë e kryer, ja ku po transferohet Asensio

17:14 | 27 Mars 2019

Ai nuk do të jetë më pjesë e Real Madridit.

E ardhmja e Marco Asensio mund të jetë larg Real Madridit. Sipas asaj që raporton “Don Balon”, spanjolli pritet të largohet në fund të sezonit nga madrilenët për të ndryshuar kampionat.

E ardhmja e tij nuk do të jetë Juventusi, ashtu siç është përfolur kohët e fundit, por në Angli. Liverpuli ka shfaqur interesim serioz për lojtarin dhe gjatë merkatos së verës pritet të bëjë një ofertë konkretë për të.

Jurgen Klopp e dëshiron me çdo kusht në “Anfiel Road” sezonin e ri dhe do të bëjë të pamundërën për t’a transferuar. Duke parë interesimin e Real Madrid ndaj Sadio Mane, anglezët janë kundërpërgjigjur duke kërkuar pikërisht Asension.

Komento: