Punë e kryer, ja ku po transferohet De Ligt

16:59 | 03 Maj 2019

Juventusi mund të jetë skuadra favorite që mund të nënshkruajë Matthjis de Ligt.

Barcelona ende e ka mbrojtësin si një prioritet të lartë, por negociatat kanë ngecur në javët e fundit.

Klubi katalanas pothuajse kishte bazat e një marrëveshjeje të prerë, por performancat spektakolare të mbrojtësit në Champions kanë komplikuar situatën, përcjell ORAinfo.

Me fjalë të tjera, çmimi është rritur dhe Ajax nuk janë në nxitim për të larguar lojtarin, duke marrë kohën e tyre për të marrë ofertën e duhur. Duke pasur parasysh se sa klubet janë të interesuar për lojtarin, kjo strategji mund të jetë e mençur./ORAinfo/

Komento: