Punë e kryer! Ja ku po transferohet Pogba

19:29 | 14 Korrik 2019

E ardhmja e Paul Pogba me siguri nuk do të jetë në Manchester United.

Juventusi dhe Real Madrid besohet të jenë në garë për mesfushorin, i cili nuk pranoi të fliste për të ardhmen e tij, përcjell ORAinfo.

“Nuk ka nevojë të flas për të ardhmen time,” u tha ai gazetarëve pas ndeshjes miqësore kundër Perth Glory.

Duke pasur parasysh deklaratat e mëparshme të tij dhe Raiola, duke e bërë shumë të qartë se ai dëshiron të lëvizë, duket se një vendim tashmë është marrë, kështu që ai nuk ka nevojë të thotë më shumë.

Edhe pse shpenzimet do të jenë shumë të larta, Juventusi është shumë i interesuar në ribashkimin me lojtarin e tyre të mëparshëm. Megjithatë, për të përfunduar një operacion të tillë, duhet të bëhen disa shitje./ORAinfo/

Komento: