Punë e kryer, ja ku po transferohet Savic

22:55 | 05 Korrik 2019

Savic, mund ta vesh fanellën e Lazios.

Lazio ka vendosur për të zgjidhur sa më parë situatën e Sergej Milinkovic-Savic. Igli Tare ka marrë një propozim nga skuadra e Manchester United, teksa ka udhëtuar menjëherë për të zgjidhur të ardhmen e mesfushorit serb.

Nuk do të jetë aspak një mision i thjeshtë për drejtorin shqiptar, pasi presidenti Claudio Lotito kërkon që të përfitoj sa më shumë nga ky operacion. Një sezon më parë Lazio kërkonte 120 milionë euro, tani duan 100, por mund të kënaqen edhe me shifrën e 80 milionë eurove.

Bardhekaltrit e kanë të qartë faktin që serbi nuk kërkon që të qëndrojë më ndaj dhe dëshirojnë që të arkëtojnë një shumë sa më të madhe për të gjetur më pas një zëvendësues.

Komento: