Punë e kryer! Ja kur do të vendosë Haaland për të ardhmen e tij

23:00 | 25 Shkurt 2022

Erling Haaland, do të vendosë për të ardhmen e tij në muajin e ardhshëm, me Real Madridin dhe Manchester Cityn që konkurrojnë për të kapur lojtarin e Borussia Dortmundit.

Reprezentuesi norvegjez ka të ngjarë të largohet nga skuadra e Bundesligës për një nga ekipet më të mëdha të Evropës në mbyllje të sezonit 2021-22, dhe GOAL e kupton se sulmuesi do të marrë një vendim në mars, përcjell ORAinfo.

Si Madridi ashtu edhe City janë përpjekur shumë për të kapur 21-vjeçarin dhe më parë është sugjeruar që Haaland favorizon Los Blancos mbi të gjithë kërkuesit e tjerë./ORAinfo/

Komento: