Barcelona nuke ka ndërmend të ndalet.
Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, po përgatitet që ta dërgojë ofertën për ta sjellë mbrojtësin e Ajaksit, Matthijs de Ligt, te Barcelona, kupton Goal.
Kreu i klubit katalunas thuhet ta ketë ndarë tashmë mendjen për transferimin e 19 vjeçarit, pasi arritën ta blejnë kolegun e tij te Ajaksi, Frenkie de Jong.
Kampionët e Spanjës raportohet se do t’i ofrojnë 75 milionë euro për shërbimet e tij, dhe thuhet se sekretari teknik i Barçës, Erik Abidal, tashmë është takuar me De Ligt.