Punë e kryer, ja kush do të zbarkojë në “San Siro”

18:58 | 15 December 2018

Milani duhet të tregohet i kujdesshëm me shpenzimet e tij në merkaton e transferimeve deri në vitin 2021, kur duhet të ketë një bilanc të ekuilibruar për të evituar përjashtimin nga kompeticionet evropiane.

Në këtë pikë, duket se përforcimi më i volitshëm i kuqezinjvë është Cesc Fabregas për repartin e mesfushës.

Klubi milanez është i favorizuar edhe nga vetë futbollisti, i cili nuk është i kënaqur me situatën e tij te Chelsea dhe tani do të kërkojë që të bindë drejtuesit e klubit londinez që të lejojnë largimin e tij në muajin janar.

Vetë spanjolli ka thyer heshtjen përsa i përket të ardhmes së tij që nga momenti kur dolën këto zëra.

Komento: