Arrihet marrëveshja e plotë, Joao Cancelo i bashkohet Bayernit.
Bayern Munichi ka arritur marrëveshje të plotë për transferimin e Joao Cancelos nga Manchester City.
Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, marrëveshja është për huazimin e portugezit për pjesën e mbetur të sezonit, transmeton Gazeta Express.
Por, në marrëveshje është përfshirë edhe opsioni i blerjes për 70 milionë euro, të cilin “Bavarezët” mund ta shfrytëzojnë pas përfundimit të sezonit.
Cancelo ka mbërritur sot në Munich, atje ku do t’u nënshtrohet testeve mjekësore para se të finalizohet transferimi.
Sipas Romanos, largimi nga “Etihad Stadium” ishte kërkesë e vetë 28-vjeçarit.