Sulmuesi Antoine Griezmann do të jetë pjesë e Atletico Madridit të paktën edhe për edicionin e ardhshëm.
Francezi ka bërë me dije se nuk e ka ndërmend të largohet nga Atletico, përkundër ofertave të skuadrave tjera, ka shkruar “AS” të hënën.
Griezmann është i vendosur të qëndrojë te Atletico dhe ta ndihmoj ekipin për ta fituar titullin e kampionit të Spanjës.
“E kam thënë disa herë se jam shumë i lumtur te Atletico dhe nuk do të largohem nga ky ekip”, ka insistuar Griezmann.
Ai ka kontratë me ekipin spanjoll deri në vitin e ardhshëm, ndërsa së shpejti pritet ta rinovojë edhe për dy vjet të tjerë. 32-vjeçari shkëlqeu edicionin e fundit, ku në 48 ndeshje të luajtura shënoi 16 gola dhe bëri 19 asistime.