Punë e kryer, këtë fanellë do ta vesh Bannacer sezonin e ri

12:42 | 03 June 2020

Ismael Bennacer me shumë gjasë do të qëndrojë në Milan të paktën edhe për një sezon. Kjo pasi Paris Saint-Germain ka kohë që ka pezulluar bisedimet për mesfushorin algjerian.

Bennacer arriti nga Empoli verën e kaluar në Milan për një tarifë prej 16 milionë euro dhe pas një fillimi të ngadaltë ai tani është ndër lojtarët me të mirë në fushë për kuqezinjtë, pëcjell ORAinfo.

Ditë me parë medait në Francë patën raportuar se drejtori sportiv i PSG, Leonardo kishte shprehur interesim për mesfushorin e Milanit, madje kishte filluar një ofertë prej 30 milionë eurosh për Bennacer që ishte refuzuar nga Milan.

Tani La Gazzetta dello Sport raporton se më nuk ka diskutime të vazhdueshme midis PSG dhe Bennacer për një lëvizje gjatë verës.

Kjo tërheqje e PSG-së mund ta gezojë Milanin, pasi ata e kanë sqaruar disa herë se nuk kanë asnjë qëllim të shesin algjerian këtë verë. /ORAinfo/

Komento: