Punë e kryer, këtë fanellë do ta vesh Benzema sezonin e ardhshëm

18:56 | 25 Maj 2021

Super sulmuesi, Karim Benzema ka vendosur të mbetet pjesë e Real Madridit.

Sulmuesi francez thuhet se ka pranuar vazhdimin e kontratës me klubin madrilen.

Kontrata aktuale e sulmuesit 33-vjeçar skadon në vitin 2022. Por drejtuesit e klubit spanjoll do t’i ofrojnë kontratë dyvjeçare e cila do ta mbante atë në Spanjë deri në vitin 2024.

Benzema këtë edicion me “Mbretërit” ka shënuar 30 gola dhe ka bërë nëntë asistime. Ai është pjesë e klubit spanjoll që nga viti 2009 kur u transferua nga Lyoni.

Komento: