Punë e kryer! Këtë fanellë do ta vesh Coutinho

11:58 | 08 Korrik 2019

Edhe këtë sezon Coutinho do të qëndrojë te Barcelona.

Skuadra blaugrane ka vendosur rreth të ardhmes së brazilianit Coutinho. Sipas prestigjiozes The Mirror, drejtuesit e skuadrës kanë vendosur që mos ta shesin atë këtë merkato verore. Ai ka qenë i lidhur me një rikthim të mundshëm në Anfield, por ishte edhe kampioni francez PSG i cili u fut në garë për shërbimet e lojtarit.

Madje, thuhej se ishte arritur një marrëveshje shkëmbimi mes PSG-së dhe Barcelonës midis Coutinhos dhe Neymarit, por një gjë e tillë nuk u zyrtarizua.

Agjenti i Coutinhos ka folur rreth të ardhmes së tij duke bërë të ditur se Barcelona nuk do ta shesë atë këtë verë.

“Kam folur disa ditë më parë me Pep Segura, në Barcelonë, Ai më tha se klubi nuk dëshiron të shesë Coutinho këtë verë” tha Joorabchian për RMC Sport.

Komento: