Punë e kryer! Këtë fanellë do ta vesh Mata

00:04 | 24 Shkurt 2019

Lojtari i Manchester United, Juan Mata këmbëngul se nuk mendon për një kthim në futbollin spanjoll dhe është i lumtur në Angli përcjell ORAinfo.

Futbollisti fillimisht u transferua në futbollin anglez në 2011, duke u bashkuar me Chelsean nga Valencia, përpara një transferimi prej 37 milionë funtesh për Manchester United në janar të vitit 2014.

“Unë kam qenë në Angli për një kohë të gjatë dhe ndihem shumë rehat atje,” tha Mata në një intervistë me Diario AS.

“Unë jam adaptuar shumë mirë në ligë dhe në kulturën, por është e natyrshme që ju të humbisni shtëpinë, familjen dhe miqtë tuaj.

“Por sinqerisht nuk e di nëse do të kthehem në Spanjë në të ardhmen e afër.

“Unë jam në Manchester United, një nga klubet më të rëndësishme në futbollin botëror, kjo është gjithçka që unë mendoj”, ka thënë ai./ORAinfo/

Komento: