Neymar sërish do ta vesh fanellën e Barcelonës.
Neymar është gati të bëjë gjithçka për t’u kthyer te Barcelona. Siç ka bërë të ditur “Mundo Deportivo”, sulmuesi i PSG-së është i gatshëm të pranojë një ulje të ndjeshme të rrogës.
Braziliani fiton 36 milionë euro në sezon në Francë, ndërsa klubi katalanas mund t’i ofrojë vetëm 22 milionë, e njëjta rrogë që lojtari merrte para se të largohej nga “Camp Nou” në verën e 2017-ës. Në total, braziliani do të sakrifikonte 14 milionë euro në vit.
“O Ney” është gati ta bëjë këtë sakrificë, sepse ka dëshirë të kthehet të argëtohet dhe të harrojë problemet e shumta që ka pasur në Francë. Tani duhet gjetur marrëveshja mes dy klubeve.
PSG, natyrisht, nuk ka ndërmend të bëjë asnjë ulje për një lojtar të paguar 222 milionë euro dhe nuk është e thënë që ta lërë të largohet. Gjithsesi, në Katalonjë po studiojnë ofertën e duhur për të bindur Al-Khelaifi-n.
Sipas shtypit spanjoll, oferta e fundit e Barçës është 100 milionë euro, plus kartonin e Coutinho-s.