Punë e kryer! Këtë fanellë do ta vesh Rodriguez

15:09 | 03 Qershor 2019

James Rodriguez, nuk do të jetë më pjesë e kampionatit gjerman.

Bayerni i Mynihut ka vendosur të mos e ushtrojë të drejtën për të blerë përfundimisht kartonin e James Rodriguezit. Të paktën kështu raportojnë mediet në Gjermani.

Kolumbiani prej dy sezonesh është pjesë e bavarezëve, ku ka luajtur në formën e huazimit nga Reali me të drejtë blerjeje për shumën 42 milionë euro. Kjo marrëveshje, sipas akordit, është e vlefshme deri më 15 qershor.

Destinacioni i ardhshëm i tij mund të jetë kampionati italian, me konkretisht, te Napoli. Qëndrimi ose jo i kolumbianit varej shumë nga vendimi i trajnerit Niko Kovac. Ky i fundit ka vendosur që të mos e ketë nën urdhrat e tij sezonin e ardhshëm.

Komento: