Punë e kryer, këtë fanellë do ta vesh Ronaldo sezonin e ardhshëm

22:03 | 04 Maj 2022

Cristiano Ronaldo nuk do të largohet nga Manchester United në fund të këtij sezoni.

Të paktën kështu thotë gazetari i The Athletic, David Ornstein.

Gjatë kësaj vere po flitet për reforma në “Old Trafford”, pas ardhjes së Erik Ten Hag, me një dyzinë lojtarësh të destinuar për t’i bërë gati valixhet.

Shumë tabloide britanike raportuan për një qëndrim të rreptë të holandezit në raport me portugezin, çka do ta çonte këtë të fundit drejt largimit, por duket se vetë Ronaldo nuk mendon kështu.

Përkundër formës së dobët të “Djajve të Kuqë”, Ronaldo po vazhdon të shënojë gola vazhdimisht në Premier League.

Komento: