Punë e kryer: Kosova bëhet me ushtri të premten

19:47 | 10 Dhjetor 2018

Kosova do të bëhet edhe zyrtarisht me Ushtri nga dita e premte.

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet më 14 dhjetor për të votuar për Ushtrinë e Kosovës.
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri është shprehur optimist për themelimin e ushtrisë në fund të kësaj jave.

Tahiri në Info Magazine tha se dita e premte është shumë e rëndësishme dhe se po këtë ditë do të bëhet ushtria.

“Padyshim që ushtria do të bëhet. Do të votohen ligjet që ndërlidhën me transformimin e FSK-së dhe dhënien e mandatit të ri”.

“E premtja padyshim do të jetë një ditë ku qytetarët e Kosovës dhe shteti i Kosovës nga ajo ditë do ta ketë ushtrinë e vet”.

Tahiri foli edhe për komentet dhe kërcënimet nga ana e Serbisë lidhur me çështjen e transformimit të ushtrisë, dhe potencoi se transformimi i ushtrisë është një proces që i kontribuon paqes.

Komento: