Punë e kryer, ky do të jetë ekipi i ri i Gakpos

13:40 | 19 December 2022

Sulmuesi i krahut, Cody Gakpo, do të jetë përforcimi i parë i Manchester Unitedit në afatin kalimtar të janarit, ka njoftuar “The Sun” të hënën.

Bëhet e ditur se klubi anglez tashmë ka arritur marrëveshje personale me lojtarin dhe po negocion me PSV Eindhovenin për lirimin e tij.

Ekipi nga Holanda po kërkon mbi 50 milionë euro për Gakpon, i cili shkëlqeu edhe në Kupën e Botës “Katari 2022”.

Holanda u eliminua në çerekfinale, ndërsa Gakpo shënoi tri gola në pesë ndeshje të luajtura. Ai ka kontratë me PSV Eindhovenin deri në vitin 2026, kurse këtë sezon ka 16 gola e 18 asistime në të gjitha garat.

Komento: