Punë e kryer, ky është klubi i ri i Berishës

18:58 | 29 Qershor 2019

Portieri i Kombëtarës së Shqipërisë, Etrit Berisha do ta vesh fanellën e SPAL.

Etrit Berisha nuk bën pjesë në planet e skuadrës së Atalantës dhe ky tashmë nuk është më një lajm i ri në Itali.

Portieri i kombëtares kuqezi është në kërkim të një skuadre ku do ta ketë të sigurt rolin e titullarit.
Gasperini në gjysmën e dytë të sezonit të fundit preferoi Gollinin para Berishës.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, portieri shqiptar është pranë një marrëveshje me Sal, që ka nisur negociatat me Atalantën.

Raportet e mira mes të dyja klubeve mund të bëjnë që transferimi të mbyllet shumë shpejt.

Në sezonin e fundit Berisha u aktivizua në 22 ndeshje, duke pësuar në total 30 gola, një formë aspak e mirë që bëri që ai të ulej më pas në stol.

Komento: