Punë e kryer! Ky është trajneri i ri i Juventusit

23:22 | 14 Maj 2019

Trajneri i Francës,Didier Deschamps ka dalë si favorit i ri për të ia marrë punën e Max Allegri në Juventus.

Sipas Tuttosport, Deschamps do të dëshironte të përfundonte punën që ai la papërfunduar në vitin 2007,përcjell ORAinfo.

50-vjeçari e udhëhoqi Juventusin në Serie A pas skandalit të Calciopoli, por dha dorëheqjen pas mosmarrëveshjeve me bordin e klubit.

Për më tepër, ai do të përshtatet në buxhetin e bardhezinës dhe tashmë ka ‘bekimin’ e tyre.

Deschamps luajti 173 herë për Zonën e Vjetër ndërmjet 1994 dhe 1999, duke ngritur tre Scudetti dhe një Ligë të Kampionëve./ORAinfo/

Komento: