
Paulo Fonseca , do të bëhet menaxher i ardhshëm i Romës.
Menaxheri i Shakhtar Donetsk takoi disa përfaqësues të gjigantëve të Serie A në Madrid dhe rezultati i takimit ishte pozitiv për Giallorossët, përcjell ORAinfo.

Fonseca ka rënë dakord të nënshkruajë një kontratë dy-vjeçare prej 2.5 milionë euro me një opsion për një të tretën.
Fonseca u kontaktua nga Baldini dhe Petrachi javën e kaluar kur Gian Piero Gasperini vendosi të zgjasë qëndrimin e tij në Atalanta. Kandidati kryesor i Francesco Totti ishte Gennaro Gattuso por Fonseca ishte përfundimisht i zgjedhuri.
Fonseca ka një klauzolë lirimi prej 5 milionë eurosh në kontratën e tij. /ORAinfo/