Punë e kryer, ky lojtar largohet gjatë verës nga Milan

09:05 | 13 August 2020

Në mesin e lojtarëve që pritet të largohen nga Milani këtë verë, është edhe Pepe Reina.

Portieri është rikthyer te kuqezinjtë pas huazimit gjashtëmujor në Aston Villa, por nuk duket se do të qëndrojë gjatë.

Javët e fundit, 37-vjeçari është lidhur me disa klube, përfshirë Aston Villa.

Siç është raportuar, klubi anglez është i prirur ta mbajë atë për sezonin e ardhshëm dhe kështu të vazhdojë partneritetin e suksesshëm, përcjell ORAinfo.

Mirëpo Aston Villa po përballet me konkurrencë nga një klub spanjoll, përkatësisht Valencia.

Ekziston një dialog i vazhdueshëm midis tyre dhe Reina për të gjetur një marrëveshje ekonomike, por kjo nuk është pengesa e vetme.

Duke ju afruar pensionit, Reina nuk ka ndërmend të përjetojë vitet e tij të fundit në pankinë.

Ai dëshiron një vend në njëmbëdhjetëshin shartues dhe kjo po diskutohet nga palët. Sidoqoftë, aventura e tij në Milano me sa duket do të marrë fund. /ORAinfo/

Komento: