Punë e kryer, ky lojtar po nënshkruan me Milanin

21:46 | 26 Shkurt 2020

Mesfushori argjentinas Matias Zaracho është pajtuar t’i bashkohet Milanit në afatin kalimtar të verës, raporton “Calciomercato” të mërkurën.

Por, deri te transferimit ka mbetur të arrihet marrëveshja mes Milanit dhe Racing Clubit. Milani është i gatshëm të paguajë 15 milionë euro për 21-vjeçarin, por Racing Club kërkon 25 milionë euro. Zaracho ka shënuar nëntë gola në 66 ndeshje në Superligën e Argjentinës për Racing Clubin.

Zaracho ka kontratë me Racing Clubin deri në verën e vitit 2023. Ai ka luajtur një ndeshje me Argjentinën.

Komento: