Largimi i Bakayokos nga Milan duket punë e kryer.
Newcastle Unitedi është futur në garë për mesfushorin Tiemoue Bakayoko, ka raportuar “Sky Sports” të martën.
Bakayoko vitin e shkuar u huazua te Milani nga Chelsea për dy vjet, por nuk bën pjesë në planet e ekipit italian për këtë edicion.
Milani nuk do ta shfrytëzojë opsionin e blerjes së tij, ndërsa Newcastle është i gatshëm që për Bakayokon të ofrojë 15 milionë euro.
Bakayoko këtë edicion nuk e ka asnjë paraqitje për Milanin, ndërsa me Chelsean ka kontratë deri në vitin 2024.
Ai iu bashkua Chelseat në vitin 2017 nga Monaco, ndërsa ka qenë i huazuar edhe te Napoli.