Është pothuajse e sigurt, Ralf Rangnick do të bëhet menaxheri i ri i Milanit. Mirëpo tani për tani nuk do të ketë asnjë njoftim zyrtar për transferimin e tij.
Sipas Sky Italia, Milan tashmë ka vendosur për transferimin e Rangnick, mirëpo zyrtarizmi i tij nuk do të ndodh pasi kuqezinjtë dëshirojnë t’i japin trajnerit aktual Stefano Pioli mundësinë për të punuar në paqe, duke shpresuar të arrijë kualifikimin në Europa League, përcjell ORAinfo.
Me ardhjen e Rangnick, Milan synon të rikthehet në majat e futbollit evropian. Madje Milan është hedhur në aksion për të sjellë lojtarë të rinj me të cilët të bëjë revolucion në ‘San Siro’. /ORAinfo/