Gjiganti italian Milan nuk ka të ndalur në sjelljen e yjeve në San Siro.
Milan në janar ka sjell dy yje Piatek dhe Paqueta të cilët kanë rritur cilësinë në klub.
Është zbuluar se drejtori sportiv i Rossonerëve, Leonardo, ka bërë përpjekje serioze për Stefano Sensi nga Sassuolo karakteristikat e të cilit i kujton Verratti, i cili u nënshkrua nga drejtori për PSG në 2012.
Mesfushori është gjithashtu në listën e dëshirës së Leonardo për çmimin e lirë përcjell ORAinfo.
Siç mësohet nga Calciomercato, në ditët e fundit, menaxhmenti i Sassuolo informoi Milanin për çmimin që së shpejti do të rritet.
Deri më sot Sensi vlerësohet në 25 milionë euro, ndërsa operacioni mund të zvogëlohet për sa i takon Neroverdi si Plizzari i Milanit.
Prandaj, për qershor, Leonardo synon të bëjë një përpjekje tjetër për të sjell lojtarin në San Siro. /ORAinfo/