Lukaku do të rikthehet te Chelsea në verë, por klubi londinez nuk e dëshiron belgun
Romelu Lukaku do të kthehet te Chelsea pas përfundimit të sezonit, por sipas mediave italiane, “Blutë” nuk e duan sulmuesin belg dhe janë të hapur për të diskutuar një marrëveshje të re me klubin nga Serie A.
Beppe Marotta tha javën e kaluar se Lukaku do të rikthehet te Chelsea në verë, megjithëse lojtari dëshiron të qëndrojë në “Meazza”, transmeton Express.
“Do të shohim nëse duam të negociojmë për një rikthim te ne”, tha drejtori i Interit.
Tani, sipas “Il Corriere dello Sport”, Chelsea nuk dëshiron ta mbajë 29-vjeçarin, kështu që ata janë të hapur për të negociuar një marrëveshje të re të mundshme me Interin.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se Lukaku me siguri do të rikthehet te “Nerazzurrët”
Siç tha Marotta, Interi do ta bëjë vlerësimin në fund të sezonit, duke pasur parasysh se reprezentuesi i Belgjikës ka pasur probleme me lëndimet këtë sezon, duke shënuar vetëm katër gola në 15 paraqitje.
Lukaku nuk arriti të justifikonte çmimin e tij prej 113 milionë eurosh te Chelsea në sezonin e kaluar, duke shënuar vetëm 15 gola në 44 paraqitje nën drejtimin e Thomas Tuchel.
Ai u kthye te Interi këtë sezon në një marrëveshje huazimi me vlerë prej 8 milionë eurosh dhe klubi nuk kanë një opsion për ta bërë lëvizjen e tij të përhershme.
Romelu Lukaku me Chelsean ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.