Lautaro Martinez pritet t’I bashkohet gjignatit nga La Liga.
Barcelona dëshiron të nënshkruajë me një sulmues dhe ata e kanë bërë Lautaro Martinez të Interit objektiv kryesor.
Katalanasit kanë qenë në kërkim të një sulmuesi të ri për një kohë të gjatë, me Luis Suarez që është bërë 33 vjeç në janar dhe klubi është mirë i vetëdijshëm se ai duhet të zëvendësohet së shpejti.
Martinez është opsioni i preferuar, por Barcelona është e kujdesshme me interes nga klubet e tjera të mëdha evropiane, si Real Madrid dhe Manchester City, ndërsa Inter po bëjnë gjithashtu çmos për të mbajtur sulmuesin në Itali, transmeton lajmi.
Kontrata e tanishme e argjentinasit zgjat deri në qershor 2023 dhe Interi ka provuar të fillojë negociatat me qëllimin për t’i dhënë lojtarit një rritje rroge dhe ta lidhë atë në klub për një periudhë më të gjatë kohore.
Sidoqoftë, sulmuesi ka nguruar të vendosë penën në letër. Duket se ai është në dijeni të interesit nga Barcelona dhe klubet e tjera dhe do të ishte më i lirë të vendoste të ardhmen e tij.
Duket se të dy palët janë të interesuara për këtë lëvizje, andaj marrëveshja mes lojtarit dhe klubit pritet të jetë formale – por problemi do të jetë te Interi.