Antonie Griezmann është duke i kaluar ditët e fundit në Atletico Madrid.
Sikurse e ka pranuar drejtori i përgjithshëm i “Los Colchoneros” Gil Marín pak ditë më parë, 28-vjeçari është i destinuar për t’iu bashkuar Barcelonës.
Mediat spanjolle raportojnë se gjithçka do të zhbllokohet pas 1 korrikut, datë kur klauzola e largimit do të zbresë nga 200 milionë euro në 120 milionë.
Kjo shpjegon edhe faktin që nuk për zyrtarizohet marrëveshja, që është arritur prej disa muajsh.
Megjithëse, numri një i Barcelonës, gjatë ditës së hëne, mohoi kontaktet me futbollistin, kjo për të mos krijuar konflikte me Atleticon.
“Gjithmonë kemi thënë, nuk kemi folur kurrë me të, s’ka asgjë”, është shprehur Bartomeu për RAC1.
Griezmann e ka mbyllur sezonin me Atleticon me 21 gola në 48 ndeshje.