Punë e kryer: Milan arrin marrëveshje për Bakayokon

10:24 | 05 September 2020

Mediet në Itali: Arrihet marrëveshja për huazimin e Bakayoko te Milan.

Ka raporte se Milan ka arritur marrëveshje me Chelsean për nënshkrimin e Tiemoue Bakayoko në huazim prej tre milionë euro, me opsionin e blerjes për 30 milionë euro.

Sipas Gianluca di Marzio, kompromisi u arrit pasi Milani preku çmimin e kërkuar nga Chelsea.

Mbetet të shihet se si 26 vjeçari Bakayoko do ta pranojë këtë lajm, pasi ai ishte i irrituar nga huazimet e vazhdueshme që nga bashkimi me Chelsean në vitin 2017.

Ai tashmë ka pasur një huazim te Milan në sezonin 2018/2019, ndërsa një vit më vonë ishte te Monaco.

Raporti i Sky Italia pretendon se të dy klubet ranë dakord për një huazim prej tre milionë eurosh, me mundësi blerje për 30 milionë euro.

Vlen të ceket se Milan tashmë ka kompletuar huazimin e Brahim Diaz nga Real Madrid.

Komento: