Punë e kryer: Milinkoviq-Saviq transferohet te gjiganti Evropian për 90 milionë euro

13:55 | 28 Korrik 2019

Negociatat janë ende në zhvillim mes skuadrës angleze Manchester United dhe asaj italiane Lazio, për një transferim potencial të mesfushorit Sergej Milinkoviq-Saviq.

Është raportuar më parë se Djajtë e Kuq janë të interesuar të nënshkruajnë me 24-vjeçarin, i cili ka të ngjarë të jetë zëvendësim për mesfushorin francez të Kupës së Botës, Paul Pogba, i cili pritet të bashkohet me gjigantët spanjollë Real Madrid në dritaren e transferimit në vazhdim, përcjell ORAinfo.

Besohet se United dhe Milinkovic-Savic tashmë kanë pranuar kushtet personale ku lojtari do të fitojë 6 milionë euro për sezonin.

Megjithatë, sipas Corriere dello Sport, të dy klubet janë ende në një distancë përpara se të finalizojnë marrëveshjen.
United është i interesuar të paguajë 75 milionë euro plus 15 milionë euro shtesë ndërsa Lazio dëshiron të paguajë 90 milionë euro të plotë për serbin.

Agjenti i lojtarit Mateja Kezman thuhet se është ende në Londër ku po përpiqet të përfundojë marrëveshjen përpara nisjes së tij. /ORAinfo/

Komento: