Punë e kryer: Morata po transferohet te klubi i njohur – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Punë e kryer: Morata po transferohet te klubi i njohur

08:17 | 04 Janar 2019

Sulmuesi i Chelseas Alvaro Morata nuk pritet të transferohet te Milani, megjithë insistimin e klubit italian.
Morata mund të rikthehet në La Liga.

Është skuadra e Sevillas që po kërkon sulmuesin spanjoll të Chelsea.

‘The Sun’ shkruan se Sevilla po kërkon të transferojë Moratan në formulën e huazimit.

Morata nuk ka arritur asnjëherë të përmbush pritëshmëritë që prej transferimit nga Real Madrid në vitin 2017.

Përpjekjet e Chelsea për të sjellë një emër të madh për sulmin në afatin kalimtar të janarit, e ku po përmendet shumë Gonzalo Higuain, mund të shtynë Moratan që t’i thotë po një rikthimi në La Liga.

Komento: