Punë e kryer: Mourinho bën transferin e parë te Roma

19:23 | 16 Qershor 2021

Roma me portier të ri.

Skuadra e Jose Mourinhos tashmë edhe zyrtarisht ka arritur marrëveshjen për blerjen e një portieri të ri.

Bëhet fjalë për Rui Patricion të Wolves i cili tashmë ka arritur një marrëveshje personale me Giallorossët për një kontratë me afat 3 vjeçar.

33 vjeçari portugez në këtë mënyrë do të bashkohet me bashkëkombasin e tij, Jose Mourinhon.

Patricio ka qenë portier i parë tek skuadra angleze qysh prej transferimit në 2018 nga skuadra e Sporting Lisbonës.

Komento: