Muriqi, do ta vesh fanellën e Galatasarayt.
Vedat Muriqi pranon ofertën e Galatasaray-t, në Superligën e Turqisë. Pas negociatave të vazhdueshme më në fund Rizespori ka pranuar të ofertën 4 milionë euro të gjigantëve turq për sulmuesin e Kosovës, edhe pse kërkesë fillestare ishte 10 milionë euro.
Nga marrëveshja e arritur Muriqi do të ketë një pagë 1.8 milionë euro në sezon, që në varësi të bonuseve mund të shkojë maksimumi 2.2 milionë euro në sezon.
Sezonin e kaluar Muriqi spikati me 17 gola dhe 8 asistime në Superligën e Turqisë.