Roma dhe Napoli arrijnë marrëveshje përfundimtare për Under, zyrtarizimi i tij çështje ditësh.
Cengiz Under do të largohet përfundimisht nga Roma gjatë afatit kalimtar veror.
Sulmuesi turk do të largohet nga kryeqyteti italian, por jo edhe nga kampionatin Serie A.
Cengiz do t’i bashkohet rivalëve të Romës, Napolit pasi dy skuadrat tanimë kanë arritur marrëveshje për të.
Napoli ka pranuar të paguajë 30 milionë euro për transferimin e turkut, i cilit pritet të jetë zëvendësues i Jose Callejon.
Marrëveshja mes palëve është arritur, ndërsa tani pritet vetëm që të bëhet zyrtare.
Sipas medieve italiane Napoli gjatë ditëve në vijim pritet ta prezantojë Underin si futbollist të tyre.
Vlen të theksohet se për reprezentuesin turk interesim kishin shprehur edhe Schalke 04, Everton dhe Tottenham Hotspur.