Olivier Giroud rinovon kontratën me Milanin.
Sulmuesi francez, Olivier Giroud, ka rinovuar kontratën me Milanin, ka njoftuar klubi italian.
Giroud shënoi golin e vetëm në ndeshjen ndaj Napolit, në barazimin 1-1, ku kuqezinjtë kaluan në gjysmëfinale.
“AC Milan është krenar të njoftojë se Olivier Giroud ka rinovuar kontratën e tij me klubin”.
“Olivier, në AC Milan që nga vera e vitit 2021, është bërë një shtyllë e rëndësishme në linjën sulmuese të kuqezinjve, duke bërë 76 paraqitje dhe duke shënuar 27 gola”, thuhet në njoftimin e klubit.
Giroud ka bërë karrierë në klube si Tours, Montpellier, Tours, Arsenal dhe Chelsea para se të kalonte te Milan.
Ai është edhe golashënuesi më i mirë në histori të Kombëtares së Francës.