
Sipas Football Insider, Manchester City është përpara konkurrentëve të tjerë për nënshkrimin e Erling Haaland pasi babai i tij e shtyu atë të bashkohej me klubin e tij të vjetër.
Raporti thotë se City nuk është vetëm përpara të gjitha klubeve të interesuara angleze, por edhe Real Madridit dhe PSG-së, pavarësisht klauzolës së tij të lirimit prej 68 milionë £,përcjell ORAinfo.

Skuadra e Pep Guardiolës tashmë ka hedhur themelet për Haaland të Borussia Dortmundit, pasi ka shitur Ferran Torres te Barcelona për 55 milionë funte./ORAinfo/