
E ardhmja e Paul Pogbas, po duket se tashmë është e qartë.
Mesfushori tani është gati të injorojë interesimin e PSG dhe Madridit, përcjell ORAinfo.

Paul Pogba tani ka vendosur të zgjasë qëndrimin e tij në Manchester United, raporton L’Equipe.
Mesfushori, i cili ka tërhequr interes nga Paris Saint-Germain dhe Real Madrid në sezonet e fundit, dëshiron të rinovojë kontratën e tij, në këmbim të një prej paketave më të larta të pagave në historinë e Premier League./ORAinfo/