Stefano Pioli rinovon kontratën me Milan.
Milan dhe Pioli kanë gjetur marrëveshje për kontratën e re.
Skuadra e Milan ka njoftuar përmes faqes zyrtare për kontratën e re me trajnerin italian, Stefano Pioli, përcjell lajmi.
Pioli do të jetë në krye të stolit të Milan deri më 30 qershor të vitit 2025.
Nën urdhrat e Pioli, Milan fitoi titullin e kampionit në Serie A dhe është në garë për ta ruajtur këtë titull.