Punë e kryer: Rangnick te Milani, zbulohen detaje

08:38 | 07 July 2020

Rangnick te Milani, është punë e kryer.

Mediat në Itali raportojnë se Ralf Rangnick do të jetë trajner i Milanit qysh nga edicioni i ri.

Strategu ka kohë që lidhet me bankinën e Rossonerëve, mirëpo deri më tani nuk ka pasur ndonjë marrëveshje konkrete.

Tani, Sky Sport Italia raporton se marrëveshja është tashmë e arritur dhe Ralf Rangnick do të drejtojë skuadrën e Milanit nga edicioni i ri.

Të njëjtën gjë e raportojnë edhe Tuttomercatoweb e MilanNews.it, që e quajnë të përfunduar akordin mes të dyja palëve.

Sky më tej zbulon se drejtori gjeneral i klubit italian i ka bërë të ditur drejtorit teknik Paolo Maldini se marrëveshja në parim është arritur.

Rangnick ka kërkuar nga krerët e Milanit që t’i ketë duart e lira në punën e tij dhe të tentojë rikthimin e skuadrës në majat e futbollit.

Komento: