Punë e kryer: Rangnick trajner i Milanit

09:53 | 17 Qershor 2020

Arrihet marrëveshja Rangnick – Milan.

Milani, sipas Tuttosport, ka arritur një marrëveshje me ish-trajnerin e Schalke 04 dhe e RB Leipzig Ralf Rangnick.

Drejtori i Red Bull ka qenë i lidhur me kuqezinjtë dhe CEO Ivan Gazidis nuk e ka fshehur faktin se ai do të donte të sillte në ‘San Siro’ ish-trajnerin që drejtonte skuadra në Bundesligë.

Kontakti fillestar me menaxherin gjerman ishte nxitësi i polemikës që çoi në lamtumirën e Zvonimir Boban në fillim të këtij viti dhe raportet sugjerojnë që drejtori teknik Paolo Maldini mund të tërhiqet gjithashtu, përcjell lajmi net.

61-vjeçari është në kopertinën e gazetës Tuttosport këtë mëngjes dhe duket se është i destinuar të zbarkojë në Milano pas disa muajve spekulime.

Ai është përpjekur për një rol menaxher gjithëpërfshirës dhe pritet të marrë përgjegjësinë për të gjitha përgjegjësitë sportive në Diavolo, duke udhëhequr skuadrën së bashku me Gazidis.

Komento: